Dukagjini i Klinës kthehet me një pikë nga stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren.
Klinasit barazuan me rezultat 2:2 me Lirinë, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ditë të zeza për Lirinë, dy muaj pa fitore.
Fitorja e fundit është me 2 shtator me rezultat 1:0 ndaj Fushë Kosovës.
Sot dy muaj që shijuan fitore dhe sot dy muaj vuajnë për të fituar.
Tetë ndeshje pa fitore.
Blerind Morina në minutën e 72-të kaloi në epërsi mysafirët por ky gëzim nuk zgjati shumë.
Në minutën e 85-të Tjiueza ka barazuar dhe Stafa në atë të 90+2, shënoi për 2:1 për Lirinë.
Dukagjini ka barazuar në minutën e 90+6 përmes futbollistit Elezaj.
Liria renditet në vend të 9-të me 8 pikë. Dukagjini zë pozitën e 6-të me 14 sosh.