Erik ten Hag i del në mbrojtje Antonyt

Futboll

Erik ten Hag i del në mbrojtje Antonyt

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:16
Erik ten Hag

Trajneri Erik ten Hag i ka dalë në mbrojtje Antony!

Duke folur për MEN, trajneri i Manchester United komentoi paraqitjet jo shumë të mira të brazilianit:

“Unë jam një luftëtar dhe Antony është gjithashtu një luftëtar, ai ka besim në vetvete.

Ai është i guximshëm dhe kam besim se ai mund të tregojë se ai është lojtari i duhur për ne”.

Gjithmonë për Antony, i cili ishte titullar humbjen e djeshme në EFL Cup kundër Newcastle, Ten Hag më pas shtoi:

“Skuadra nuk luan mirë kur nuk qarkullojmë topin dhe për këtë jam edhe unë përgjegjës. Antony mund të bëjë më mirë, por të gjithë lojtarët mund të bëjnë më mirë”, deklaratat e holandezit për lojtarin 100 milionë euro.

Një dështim i vërtetë, të paktën deri më tani, me vetëm 8 gola dhe 3 asiste në 54 ndeshje të luajtura me Djajtë të Kuq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat