Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjiganti italian, AC Milan është në kërkim të një mbrojtësi të ri, dhe atë e ka gjetur në Premier Ligë.
Bëhet fjalë për Lloyd Kellyn e Bournemouth, për të cilin Milanin po punon për të arritur marrëveshje për transferimin e tij.
Milani e do transferimin e Kellyt në muajin janar, pasi po e konsideron atë si një mbrojtës solid për të tashmen dhe të ardhmen.
Thuhet se edhe Juventusi është gjithashtu i interesuar dhe i informuar për kushtet e marrëveshjes.
Kellyt i skadon kontrata në vitin 2024, dhe Bournemouthi tanimë nuk ka asnjë gjasë që t’ia rinovojë kontratën atij.