Në ndeshjen e Kupës së Serbisë mes Maçva nga Shabac dhe Mladost GAT nga Novi Sadi, ka ndodhur një skenë e tmerrshme që ka lënë sportin në plan të dytë.
Në minutën e 73-të të ndeshjes, adoleshenti nga Nigeria, Elijah Peace (18 vjeç), është rrëzuar në fushë për arsye të panjohura për momentin.
Shërbimi mjekësor është përgjigjur menjëherë dhe e ka ndihmuar 18-vjeçarin, e më pas e ka transferuar në spitalin e Shabacit.
Aty u konstatua se Peace pësoi një atak në zemër në fushë dhe më pas u transferua në spitalin e Valjevës, ku do të përfundojë shërimin dhe do t’i nënshtrohet analizave të mëtejshme.
Ai u zgjua dhe pyeti menjëherë për rezultatin e ndeshjes.
Kur mori vesh që humbën, e hodhi këpucën.