Sasuolo ka arritur të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, pasi mundi me penallti 5:4 skuadrën e Specias.
Sfida nuk prodhoi fitues dhe gola për 120 minuta, me të dyja skuadrat që iu drejtuan ruletës së 11-metërshave.
Për Sasuolon nuk gaboi askush, përfshirë këtu edhe mesfushorin e Kombëtares, Nedim Bajrami, i cili shënoi penalltinë e tretë për skuadrën e tij, teksa te Specia i vetmi që nuk gjeti rrjetën ishte Moro.
Kështu Sasuolo do të përballet me Atalantën në fazën tjetër, ku do të kemi një duel shqiptarësh mes Bajramit dhe Gjimshitit.