Një tjetër projekt ka filluar të realizohet.
“Stadiumi i KF Vjosa së Shtimes shpejti do të pësojë një transformim të madh dhe ne jemi krenarë të ndajmë këtë moment të rëndësishëm me komunitetin e futbollit në Shtime dhe më gjerë, ka thënë Agim Ademi, presidenti shkruan nga FFK-së.
Federata e Futbollit e Kosovës po kryen një përmirësim të thellë në fushën e këtij stadiumi, me qëllim që të krijojë një ambient më të mirë për lojtarët e KF Vjosa dhe talentet e kësaj ane.
“Me fushën e re dhe të kualitetit të lartë po e ndihmojmë KF Vjosa dhe komunitetin e futbollit në qytetin e Shtimes.
Ky projekt dhe të tjerët që po finalizohen dita ditës janë shembulli më i mirë i angazhimit tonë për futbollin dhe të rinjtë që janë të pasionuar për këtë sport.
Vazhdojmë nga projekti në projekt në çdo pjesë të vendit!”, tha Ademi.