Yaya Toure veçse ka paketuar gjërat e tij dhe është larguar nga Standard Liege me efekt të menjëhershëm, bën të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Toure ishte asistent-trajner i Carl Hoefkens te Standard Liege, ndërsa tani ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite.
Toure i bashkohet stafit të trajnerëve të Roberto Mancinit te Kombëtarja e Arabisë Saudite.
Yaya ka nënshkruar kontratën e tij si asistent-trajneri i ri i Arabisë Saudite.