Një guerrile e njohur vetëm si Patricia është emëruar si rrëmbyesja kryesore e babait të yllit të Liverpool, Luis Diaz, zhdukja e të cilit është bërë kryefjalë në Kolumbi prej ditësh.
Futbollisti i Liverpool, Luis Diaz u përball me një fatkeqësi të vërtetë të shtunën e kaluar, kur rrëmbyesit e armatosur sulmuan dhe rrëmbyen prindërit e tij.
Nëna u lirua po atë natë, por nuk ka asnjë gjurmë për babain e tij.
Shtatë ditë më vonë ende nuk dihet shumë dhe babai Luis Manuel Diaz është kryefjala e mediave kolumbiane.
Autoritetet kanë shpallur një shpërblim të madh monetar për një të dhënë kryesore që do të çonte në lirimin e tij.
Tani media kolumbiane më në fund ka publikuar disa të dhëna. Gjegjësisht, një grua e identifikuar si Patricia u emërua organizatore e operacionit në të cilin u rrëmbye Diaz.