Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit nuk do të ketë punë të lehtë gjatë fundjavës, të paktën kështu duket në letër.
Kuqezinjtë do të luajnë në udhëtim me Sparta Bilk në kuadër të javës së 13-të.
Kosova renditet në pozitën e tretë me 33 pikë dhe DJK Sparta Bilk është në të 7-tin me 19 sosh.
“Këtë të diele jemi mysafir i Sparta Bilk me fillim nga ora 14:30.
Kjo ndeshje është mjaft me rëndësi të madhe në ecurinë tonë këtë sezon andaj ne ju ftojmë ta përkrahni ekipin si gjithmonë.
E diele 05.11.2023 me fillim nga ora 14:30 në Fährstraße 51, 40221 Düsseldorf”, njofton FC Kosova Dusseldorf.