Lille ka thënë sot se tifozëve të klubit iu është ndaluar që të udhëtojnë drejt Marseille këtë vikend, për shkak të frikës së turmës, pasi që huliganët detyruan që ndeshja e javës së kaluar mes Marseille dhe Lyon të mos luhet.
Marseille e pret Lille të shtunën (nesër) në mbrëmje në “Stade Velodrome”.
“Nëse autoritetet më në fund vendosin këtë mëngjes se ata nuk mund të garantojnë sigurinë e 250 tifozëve të Lille të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Marseille, Lille duhet të merr vendim për të mbrojtur tifozët e vet nga probleme të mundshme”, shkroi Lille në komunikatë për media.
Ndeshja e fundit e Marseille në “Stade Velodrome” u desh të anulohej për shkak të dhunës nga tifozët, e cila po cilësohet të jetë ndër më të dhunshmet në Francë në vitet e fundit.