Eliminimi nga Kupa e Gjermanisë ka bërë që Bayern Munich vazhdimisht të jetë në qendër të mediave.
Bayerni u eliminua nga skuadra e ligës së tretë gjermane, Saarbrucken, e cila mposhti kampionin e Bundesligas 2:1.
Pas kësaj humbje turpëruese, flitej se ka probleme brenda klubit, respektivisht mes trajnerit dhe lojtarëve.
Tani, kësaj i është adresuar vetëm Tuchel.
“Brenda, gjithçka është mirë, ndryshe këtu nuk do të mund ta vazhdonim sezonin në mënyrën se si po e bëjmë. Është e rëndësishme të jemi të qetë dhe të jemi të bashkuar. Jam pjesë e një skuadre dhe e një klubi të madh”, tha Tuchel.