Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese këtë muaj ku udhëtojmë në transferrtë për të sfiduar Moldavinë më 17 nëntor dhe më pas presim Ishujt Faroe në Tiranë 3 ditë më vonë.
1 pikë na duhet dhe lojtarët do të bëjnë gjithçka që munden për të arritur objektivin e kualifikimit në Euro 2024.
Besojmë te këmbët e yjeve si Nedim Bajrami, kapiten Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Muçi, Daku e me rradhë, por ‘bomba’ kuqezi e ka emrin Jasir Asani.
Majtoshi kërcënon këdo me ‘predhat’ e tij nga distanca dhe sa herë hapet në krah të gjithë presin diçka nga ai.
Sulmuesi po përgatit bombën e rradhës teksa ‘flaka’ në këmbë i është ndezur, siç duket edhe në foton e pulbikuar nga ai në InstaStory..