Një sfidë me gjashtë gola ishte ajo mes Istanbulsporit dhe Pendiksporit në Superligën turke, ku protagonistë ishin Eduard Rroca dhe Endri Çekiçi.
Ish-i i Kukësit asistoi për golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 40’, teksa në minutën e 89’ shënoi golin e dytë për Istanbulsporin.
Nga ana tjetër, Çekiçi asistoi golin e dytë të Pendiksporit që u shënua nga Uelinton.
Në fund ai që festoi ishte pikërisht Çekiçi, me skuadrën e tij që fitoi me rezultatin 2:4.