Kolni nuk po kalon formë të mirë në kampionatin gjerman.
Koln para shikuesve të vet ka barazuar me rezultat 1:1 me Augsburgun.
Mains në minutën e 16-të realizoi për Koln-in.
Mysafirët shpejt barazuan me golin e Tietz në minutën e 25-të
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit nga minuta e 81 apo nëntë minuta për Kolnin.
Pas javës së dhjetë në Bundesliga I, Augsburg zë vendin e 11-të me 12 pikë dhe Koln është në fund me 5..