Brentford ka arritur tre pikë shumë të vlefshme para shikuesve të vet.
Skuadra e Brentford e ka gjunjëzuar me rezultat 3:2 West Ham-in.
Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, është aktivizuar nga minuta e 46-rë, duke iu gëzuar fitores.
Për Brentford shënuan Maupay (12'), Mavropanos (55' - autogol) e Collins (70') dhe për West Ham Kudus (19') e Bowen (26').
Brentford është në vend të 9-të me 16 pikë dhe ka dy më shumë se West Ham që gjendet dy pozita më poshtë pas 11 jave në Premier League.