Mbrojtësi sllovak i Paris Saint Germain pranoi se mezi e pret rikthimin në stadiumin mitik, teksa paralajmëroi shokët e skuadrës se nuk do të jetë aspak e lehtë të luhet aty.
“Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, duke qenë se kam luajtur për 6 sezone në ‘San Siro’.
Një stadium shumë i bukur, por shumë i vështirë për t’u përballuar si kundërshtar.
Duhet të përgatitemi mirë për këtë takim, edhe pse e dimë se do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e Parisit. Nëse luajmë siç dimë, mund të largohemi me tre pikët nga kjo transfertë”, u shpreh Skriniar.