Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante me dy skuadrat që kanë krijuar raste të mira shënimi, por që në fund topi nuk futej në rrjetë.
Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida ka thënë se rezultati baras ka qenë real duke marrë parasysh rastet që kishin dy ekipet.
“Duke marrë parasysh rastet që i patëm nuk jam i kënaqur me barazimin.
Megjithatë edhe vendasit kishin një penallti të humbur dhe një shtyllë të qëlluara, mendoj që është rezultati real”, tha Kida.