Ajo që ka ndodhur në Angli është e pabesueshme, me Arsenalin Under 18 të Jack Wlishere që ishte protagonist i një pakujdesie të madhe.
Siç është bërë e ditur nga Topçinjtë, ndeshja ndaj Brighton është shtyrë, por pa sqaruar arsyen për këtë vendim.
Megjithatë, sipas asaj që u zbulua në Angli, arsyeja e shtyrjes së ndeshjes do të ishte gabimi i pabesueshëm i skuadrës së Jack Wlishere.
Siç raportohet nga shumë media vendase, Arsenali do të kishte shkuar në qytetin e gabuar, duke ngatërruar Brighton dhe Bournemouth.
Më poshtë, rindërtimi i mediave britanike mbi historinë kurioze:
“Ndeshja e Arsenal U18 kundër Brighton u shty për shkak se autobusi i ekipit po shkonte në Bournemouth në vend të Brighton.
“Ekipi i drejtuar nga Jack Wilshere, ndeshja e të cilit kundër Pulëbardhave do të luhej në orën 12:30 dhe u shty për gjysmë ore, ishte 152 km nga qyteti bregdetar, pak më shumë se dy orë me makinë nga Bournemouth”.
Një situatë e pabesueshme që përfshiu Arsenalin U-18, të cilët, siç u përmend, e mbajtën të fshehtë arsyen në deklaratën e tyre zyrtare.