Skuadra e Besës ia ka dalë të festoj në derbin kundër Pelisterit në Manastir me rezultat 1-2 dhe të përforcojë kreun e tabelës në Ligën e dytë të Maqedonisë
Të dy golat i ka shënuar Fiton Ademi, nga një në çdo pjesë.
Tani Besa ka 28 pikë, pesë më shumë se Detonit Plakovica dhe shtatë më shumë se Pelisteri, të cilën pothuajse e eliminoi nga gara për titull.
Bujar Kadriji, drejtori sportiv i KF Besa, e ka shijuar këtë fitore të madhe, duke përgëzuar futbollistët për angazhimin në fushën e lojës dhe dëshirën për fitore. Ai ka thënë se këto janë pikët që e shpiejnë në Ligën e Parë, edhe pse kampionati është në gjysmë të rrugës.
“Kjo fitore i bie sikur trofeu i kampionit të Ligës së dytë të jenë në durat tona. Janë pikët që na cojnë në Ligën e parë. Na gëzon vullneti i madh i lojtarëve të rinj që i kemi në klub, ku me ndihmën dhe përvojnë e lojtarëve që i kemi në moshë si Alimi, Emini etjerë futbollistët e rinj po ndihen më të lirë”, deklaroi për Open-TV, Bujar Kadriji, i cili shtoi se Besa që tani po përgatitet për përforcime në Ligën e parë.