Skuadra e Besës së Dobërdollit arriti të festojë në derbin me Pelisterin në Manastir me 1:2 (0:1) dhe kështu siguroi pozitën e liderit në tabelën në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë.
Heroi i ndeshjes ishte Fiton Ademi, i cili i shënoi të dy golat në rrjetën e të “gjelbërve”.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Simeo Hristov. Ndeshja ishte plot emocione dhe shanse, ku me karton të kuq në kohën shtesë u ndëshkua trajneri i mysafirëve Aleksandar Tanevski.
Besa pas këtij triumfi ka 28 pikë, pesë më shumë se Detonit Plackovica dhe shtatë më shumë se Pelisteri. Në javën e ardshme, Besa udhëton në Ohër.