Maliq Beluli ka festuar fitoren e Besës në derbin kundër Pelisterit me rezultat 1:2, duke krijuar simbolin e shqiponjës dykrenare.
Besa shënoi fitore të madhe në Manastir kundër Pelisterit duke përforcuar pozitën e liderit me 28 pikë, shtatë më shumë se Pelisteri që pas kësaj humbje ra në vendin e tretë.
Heroi i Besës ishte Fiton Ademi me dy gola të shënuar.
Në vendin e dytë është Detonit Plackovica me 23 pikë në Ligën e Dytë të Maqedonisë..