Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Yll Ibrahimi, tha se do të jetë ndeshje e vështirë me Dukagjinin në Klinë, për të cilën janë përgatitur
"Nesër na pret një ndeshje e vështirë në Klinë, besoj se jemi përgatitur mirë dhe shpresoj të jetë edhe dita jonë dhe të kthehemi nga Klina me tri pikë", ka thënë Ibrahimi.
"Atmosfera është shumë e mirë, por shpresoj të konkretizojmë rastet nesër dhe të kthehemi", Ibrahimi.
Ndeshja KF Dukagjini - Drita zhvillohet nesër (e diele), ora 13:00 në stadiumin "18 Qershori" në Klinë.