Mbrojtja “bunker” e Udineses dha rezultat.
Udinese ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Milanit në “San Siro”.
Një penallti vendosi sfidën.
Futbollistët e Milanit u përpoqën deri në fund por hasën në mbrojtje të fortë.
Mbrojtja e Udineses ishte në nivelin më të lartë.
Roberto Pereyra me mjeshtri goditi nga penalltia, portieri Maignan në anën e djathtë e ai në të majtën dhe në pjesën e poshtme, 0:1.
Fitorja e parë për Udinesen pas 7 barazimeve e 3 humbjeve.
Pas javës së 11-të në Serie A, Interi kryeson me 28 pikë, Juventusi 23 (një ndeshje më pak), Milan 22, Napoli 21 dhe Udinese renditet në vend të 16-të me 10 sosh.