Arsenali u mposht mbrëmë nga Newcastle në udhëtim me rezultat minimal 1:0 në Premierligë.
Njëherit, kjo ishte humbja e parë kampionale për “Topçinjtë” në këtë edicion.
E goli i pranuar nga sistemi VAR e ka zemëruar tej mase trajnerin e Arsenalit, Mikel Artetan.
“Rezultati nuk duhet të jetë ai që është! Është një turp”, tha për BBC.
“Është e turpshme ajo që ndodhi. Si qëndron ky gol, në Premier League… kjo ligë ne themi se është më e mira në botë. Unë kam 20 vjet në këtë vend dhe tani më vjen turp”, u shpreh trajneri spanjoll.