Pavard tremb Interin, zbulohet diagnoza e parë e mbrojtësit francez
Interi triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën e vështirë të Bergamos ndaj Atalantës, megjithatë lajmi i keq për zikaltrit është dëmtimi i mbrojtësit francez Pavard.
Gjatë një aksioni të Atalantës në pjesën e parë, mbrojtësi ndjeu dhimbje të forta në gju, duke alarmuar jo pak shokët e skuadrës, teksa Inzaghi e zëvendësoi menjëherë me Darmian.
Diagnoza e parë është një traumë në gju, megjithatë vetëm pas kryerjes së ekzaminimeve të specializuara, do të mund të përcaktohet koha e saktë e rikuperimit, me zikaltrit që shpresojnë të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale…
Gjithsesi zikaltrit i bën optimistë fakti që Pavard refuzoi ndihmën e Barellës në fushë dhe vrapoi disa metra 10 minuta më vonë, për të festuar golin e Calhanoglu.
Interin e presin edhe dy takime deri në ndërprerjen e kampionatit, transferta e Champions League ndaj Salzburg dhe sfida në shtëpi ndaj Frosinones, teksa shpresat e Inzaghit janë që mbrojtësi francez të mund të rikuperohet për në fund të nëntorit.