Nuhiu-Duro, “nxënësi” kundër “profesorit”

Futboll

Nuhiu-Duro, “nxënësi” kundër “profesorit”

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:03
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum mirëpret Shkëndijën sot në Strugë në një përplasje për kreun e tabelës në Ligën e parë maqedonase.

Është ndeshje derbi, por që nuk mund të rezultojë vendimtar për titullin. Pas javës së 12-të, vetëm një pikë ndajnë dy skuadrat, Shkëndija në vendin e dytë me 25 pikë, Struga e treta 24. Lider është Shkupi po me 25 pikë, e që sot në Çair e pret Vardarin. Gati para një muaji në stadiumin e qytetit në Tetovë Nuhi e mposhti Duron me rezultat 1-0.

Trajneri i Shkëndijës, Ardian Nuhiu para pesë vitesh ka punuar si asistent i Shpëtim Duros te Drita e Gjilanit.

Aso kohe (viti 2018) Drita ishte eliminuar nga garat e kupës së Kosovës që e kishte për objektiv, dhe Duro kishte ofruar dorëheqjen. Kryesia e Dritës më pas ia kishte besuar detyrën e trajnerit Ardian Nuhiut, i cili doli të jetë shumë i suksesshëm për Dritën.
Në derbin e sotëm, Duro edhe pse pa Bunjamin Shabanin dhe Besmir Bojku, por me Besart Ibraimin dëshiron t’i hakmerret Nuhiut për disfatën e fundit.

Në anën tjetër, trajneri Nuhiu nuk ka probleme me formacionin më të mirë dhe në Strugë me ngulm do të kërkojë tu kthehet fitoreve, pas dy barazimeve në Tetovë dhe eliminimit nga kupa e vendit. Humbja eventuale ndoshta do të sjellte pasoja negative.

Derbi i javë së 13-të në Ligën e parë, Struga TL-Shkëndija do të fillojë në orën 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat