Thyen një tjetër rekord pas tregolëshit kundër Dortmundit!
Harry Kane është njeriu i momentit te Bajerni i Mynihut, me sulmuesin anglez që po tregon se çdo qindarkë për të ja ka vlejtur.
I ardhur për 104 milionë paund këtë verë, 30-vjeçari vendosi një rekord të ri në Bundesligë pas tripletës kundër Borusias së Dortmundit në “Klasiken” e futbollit gjerman.
Kane u bë kështu lojtari i parë në Bundesligë që arrin kuotën e 15 golave në 10 ndeshjet e para, shifër që nuk e ka arritur as Lewandowski.