Kombëtarja e Shqipërisë është në rrugë të mirë për të siguruar pjesëmarrjen e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria zë vendin e parë në Grupin E me 13 pikë.
Në dy ndeshjet e fundit kuqezinjtë duhet të marrin së paku një pikë ndaj Moldavisë në udhëtim ose Ishujve Faroe në shtëpi për të siguruar matematikisht kualifikimin në Euro 2024.
Gjithsesi kualifikimi duket çështje e mbyllur dhe FSHF do të fitoj miliona euro nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.
Vetëm pjesëmarrja në këtë kompeticion do t’i sillte FSHF-së një shifër prej 9.25 milionë eurosh, përveç fitoreve në fazën e grupeve që janë 1.5 milionë dhe barazimeve që përfiton 750 mijë euro.
Ndërkohë, nëse ky sukses arrihet, federata ka vendosur 4.5 milionë euro shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik.