Juventusi është skuadra që e ka mposhtur Fiorentinën më shumë në Serinë A: 80 suksese për bardhezinjtë, krahasuar me 35 fitore të violëve dhe 53 barazime,
Megjithatë, “zonja” ka arritur vetëm 2 suksese në 6 ndeshjet e fundit kundër toskanëve në kampionat (2 humbje, 2 barazime).
– Falë një fitoreje dhe tri barazimesh, Fiorentina mbeti e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Juventusit në Serinë A; Toskanët nuk kanë regjistruar më shumë ndeshje në shtëpi pa humbje kundër bardhezinjve në turne që nga periudha midis 1983 dhe 1992 (10).
– Pas një ecurie të pamposhtur që zgjati pesë ndeshje (4 fitore, 1 barazim), Fiorentina humbi dy ndeshjet e saj më të fundit në Serinë A pa shënuar asnjë gol; Viola nuk ka pësuar tre humbje radhazi pa shënuar gol që nga maji 2019 (katër në atë rast).
– Fiorentina nuk arriti të shënonte në ndeshjen e fundit në shtëpi në Serinë A (0-2 kundër Empolit) dhe nuk ka mbetur pa shënuar gol në dy ndeshje radhazi në shtëpi në kampionat që nga prilli-maj 2019 (pesë në atë rast).