Fluminense fitoi edicionin e 64-t të Copa Libertadores, e para në historinë e klubit
Në finalen e luajtur në Maracana, brazilianët mundën Boca Juniors në kohën shtesë (rezultati përfundimtar 2-1).
Fitore historike për ekipin e drejtuar nga Fernando Diniz, i cili u hakmor për finalen e humbur në 2008.
“Real Madridi do ta kuptojë, ky është titulli im më i rëndësishëm në nivel klubi”, tha Marcelo pas ndeshjes.
Ish-ylli i Merengues shtoi më pas:
“Është klubi që më rriti. Real Madridi jeton në zemrën time, por është e vështirë të flasësh edhe për Fluminense”.