Sulmuesi Harry Kane, e ka nisur furishëm aventurën e tij tek Bayern Munchen.
Anglezi deri më tani ka arritur t’i realizojë 15 gola në Bundesliga, dhe dy të tjera në Champions League, në 14 ndeshje.
Kane po tregohet i pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve.
Ai theu një rekord në derbin kundër Borussia Dortmund.
30-vjeçari realizoi Hat-trick në debutim në “Der Klasicker”.
Kështu kapiteni i Anglisë po i përmbush pritshmëritë e drejtuesve të klubit bavarez.
Bayern Munchen e fitoi sfidën ndaj Dortmundit lehtësisht me rezultat 0:4.
Skuadra e Thomas Tuchel, renditet në vendin e dytë të tabelës së Bundesliga me 26 pikë, dy më pak se Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës, që është në vendin e parë.