Struga Trim Lum, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, ka fituar derbin shqiptar, me rezultat 2:1 ndaj Shkëndijes së Tetovës.
Punët Shkëndijes iu komplikuan në minutën e 62-të, kur Çinari u përjashtua me karton të kuq.
Shkëndijes nuk i mjaftoi goli i Endrit Krasniqit që shëno nga penalltia në minutën e 54-të
Campore (73') e Radeski (75') përmbysën epërsinë e tetovarëve dhe shënuan për fitoren 2:1 të Strugës.
Shkupi kryeson me 28 pikë, duke lënë pas Struga Trim Lum me 27 e Shkëndijen me 25 sosh pas 13 jave.