Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka përforcuar kreu e tabelës në elitën e futbollit malazez.
Deçiqi ngadhënjeu në Plevla me rezultat 1:0 ndaj Rudarit.
Futbollisti Aleksa Golluboviq ka shënuar autogol në minutën e 30-të dhe rezultoi me fitoren e udhëtuesve.
Presidenti i klubit Deçiqi, Pal Dreshaj, me stafin e tij, po bëjnë një punë të madhe dhe synojnë titullin e parë në histori të klubit.
Pas javës së 15-të në kampionatin malazez, Deçiqi kryeson me 32 pikë dhe ka tre më shumë se Buduçnosti në pozitën e dytë, ndërsa Rudari është në vend të nëntë me 12 pikë.
Në javën e ardhshme Deçiqi e pret Jezeron dhe Buduçnosti Jedinstvon.