Iago Aspas nuk përmbahet dhe në ndeshjen mes Celta Vigos dhe Sevilla iu drejtua monitorit të VAR duke e përplasur atë në tokë.
Në ndeshjen që përfundoi me shifrat 1-1, në kohën shtesë të pjesës së dytë pati një episod ku lojtarët e Celtas kërkuan penallti. Arbitri akordoi 11-metërsh, por pas ndërhyrjes së VAR, u afrua te monitori dhe anuloi vendimin e tij të parë.
Kështu, Aspas që ishte në stol nuk i mbajti nervat dhe u afrua tek monitori duke e përplasur atë në tokë.
Kujtojmë se edhe VAR nuk ka mundur t’i shuajë polemikat në futboll ndërsa tashmë Aspas pritet të përballet edhe me ndonjë dënim të mundshëm.