Fiorentina-Juventus do të luhet rregullisht sipas kalendarit sonte në mbrëmje.
“Observatori i ngjarjeve sportive të Departamentit të Sigurisë Publike, pasi ka marrë parasysh vendimet e Ligës së Futbollit të Serisë A dhe duke u konsultuar me Autoritetet Provinciale të Sigurisë Publike të Firences, ka vlerësuar se nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike, si dhe nga pikëpamja e organit dhe autoriteteve të sigurisë publike, nuk ka arsye për të ndaluar ndeshjen ose shtyrjen e saj për një datë tjetër.
Kjo është në përputhje dhe respekton gjithashtu mjetet e zbatimit të ligjit, të cilat janë përdorur për zhvillimin e ndeshjes së futbollit të mbrëmjes së sotme dhe nuk janë tërhequr nga aktivitetet e ndihmës për popullatën e prekur nga përmbytjet”, shkruhet në njoftimin e fundit.
Zërat për një shtyrje të mundshme ishin të shumta në orët e fundit, për shkak të përmbytjeve të mëdha që pati në Toskanë nga stuhia “Ciaran” që preku dhe vendin tonë.