Të shtunën Xherdan Shaqiri ishte një nga 9000 spektatorët e mbështjellë mirë në Winterthur Schützenwiese.
Ylli i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, pasi me Chicagon humbën hapin për play-off në MLS, është kthyer në Zvicër për të qëndruar në formë si vitin e kaluar me klubin partner të Chicagos, Lugano, shkruan media zvicerane "20min".
Zyrtarët e Ticinos e konfirmuan këtë të dielën: “FC Lugano është i kënaqur për rikthimin e Xherdan Shaqirit në stërvitje në stadiumin Cornaredo”.
Siç njofton klubi, 32-vjeçari do të përgatitet në Lugano për kualifikueset e Kampionatit Evropian q[ luhet më 15 nëntor në Hungari kundër Izraelit, më 18 nëntor në Basel kundër Kosovës dhe më 21 nëntor në Bukuresht ndaj Rumanisë.
Vetë Shaqiri shprehet i lumtur: “Faleminderit FC Lugano. Pres me padurim që nga e hëna të përgatitem sërish për kombëtaren”.