Lecce ka mbetur duarthatë në minutat shtesë në "Olimpico".
Roma ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Lecces, në takimin e javës së 11-të në Serie A.
Në minutën e 5-të, Romelu Lukaku i Romës ka dështuar nga penaltia,
Thuajse kjo i ka motivuar edhe më shumë. mysafirët dhe realizuan përmes futbollistit Almqvist në minutën e 72-të, 0:1.
Kur pritej se Lecce do të marrë pikë të plota, Roma spektakolare ngadhënjeu në minutat shtesë me golat e Azmoun (90+1’) e Lukakut (90+4).
Ylber Ramadani është paraqitur titullar për Leccen.
Ai ka tregua lojë të mirë dhe pas një faulli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të.
Pas javës së 11-të, Lecce renditet në vend të 11-të me 13 pikë dhe Roma gjendet në vend të tetë me 17 sosh.