Athletic Bilbao rikthehet te fitorja në La Liga dhe atë e bën në transfertë e Villarreal, me “nëndetësen e verdhë” që bie në shtëpi, në “Estadio de la Ceramica”.
Miqtë zhbllokuan takimin që në minutën e 2’ me Ruiz de Galarreta që kaloi ekipin e tij në avantazh.
Në minutën e 30’ ishte vëllai tjetër Williams, Inaki ai i cili shënoi, duke trefishuar avantazhin e skuadrës së tij, por edhe në këtë rast asisti u dhurua nga Sancet.
Sfida vazhdoi me rezultatin 0-3 deri në minutën e 86’, kur Moreno gjeti golin e parë për Villarreal, teksa vetëm një minutë më pas Sorloth ngushtoi diferencën, duke realizuar golin e dytë për ekipin vendas.
Në fund takimi u mbyll me rezultatin 2-3, me Villarreal që pëson disfatën e parë pas dy javëve në La Liga dhe pas raundit të 12-të të La Liga renditet në vend të 13-të në kuotën e 12 pikëve.
Ndërkohë, Athletic Bilbao rigjen fitoren pas dy javëve dhe tashmë pozicionohet në vend të pestë me 21 pikë.