Futbollisti Liridon Mulaj ka realizuar dy gola, Albin Krasniqi një dhe Alban Ajdini, Mërgim Qarri e Bastien Toma kanë asistuar.
Lausanne Ouchy doli kokulur në përballje me St,. Gallen, duke pësuar humbje me rezultat 5:2 nga St. Galleni.
Mulaj ka shënuar në minutën e 35-të e 42-të pas asistimit të Qarrit dhe Ajdinit në golin e dytë.
Lavdrim Hajrullahu, Qarri, Mulaj e Ajdini u paraqitën standardë për Lausannen.
Hajrullahu shënoi autogol.
Albin Krasniqi u paraqit në minutën 70-të dhe Betim Fazliji në atë të 84-tën për St. Gallen.
Krasniqi shënoi pas asistimit të Tomës.
Bastien Toma u zëvendësua në minutën e 86-të.
Për St. Gallen shënuan Akolo (17'), Schmidt (48'), Geubbels (54'- autogol), Hajrullahu (57’) e Krasniqi (85').
Pas javës së 13-të në kampionatinj zviceran, St. Gallen renditet në vend të tretë me 24 pikë e Lausanne në të 11-tin e 10.