Prishtina ndahet baras (2:2) me Llapin, në ndeshjen derbi të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina 42 minuta u paraqit pa një futbollist, pasi që në minutën e 48-të Muhamed Useni u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër e me gju në kokë ndaj lojtar të Llapit.
Katër gola dhe një karton i kuq në sfidën Prishtina - Llapi.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/05/auto_398292550_745838864227266_3345856877406008841_n1699214224.jpg)
Në minutën e 28-të, Jalen Blesa ka realizuar nga penalltia, 1:0.
Pas 6 minutave Jalen Blesa pati rast ideal për të dyfishuar epërsinë por goditja e tij shkoi në trup të portierit mysafirë.
Në pjesën e dytë Llapi ka treguar lojë të mirë dhe falë një lojtarit më shumë.
Muhamet Hyseni ka shënuar në minutën e 54-të dhe të 67-tën, 1:2.,
Në minutën e 62-të Erdin Ahmeti i Llapit godet traversën e Prishtinës.
Në minutën e 77-të, Jalen Blesa ka barazuar rezultatin.
Ndeshja u karakterizua me rivalitet nëpër mot me shi.
Llapi renditet në vend të tretë me 22 pikë dhe ka pesë më shumë se Prishtina që gjendet në vend të pestë.