Klubi i futbollit Ferizaj i kushton rëndësi edhe talenteve dhe i jep hapësirë.
Sot ka debutuar futbollisti i talentuar, 18 vjeçari Drin Bajraktari në fitoren me rezultat 3:0 ndaj Vllaznsië në Piozhoran.
“Mbrojtësi i krahut të majtë i ardhur nga Shkolla e Futbollit FC Ferizaj, Drin Bajraktari, ka debutuar në ekipin e parë në ndeshjen kundër KF Vllaznia (P).
Ai u inkuadrua në pjesën e dytë, duke zhvilluar paraqitje solide dhe ishte shumë stabil në fazën e mbrojtjes.
Drini, vjen nga shkolla jonë ku ishte pjesë e kadetëve dhe tani është pjesë e juniorëve.
Po ashtu, ai është i ftuar vazhdimisht nga Kombëtarja e Kosovës, ku ishte pjesë e Kombëtares U-17, U-19 dhe së fundmi U-20”, - njofton FC Ferizaj.