Performanca e Harry Maguire tërhoqi vëmendjen e tifozëve në fitoren 1-0 të Mancester United kundër Fulham-it.
Mbrojtësi kombëtares angleze vjen nga një moment shumë i vështirë në klubin e tij, por performanca e fundit e Maguire ka bindur edhe skeptikët.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Ten Hag tha: “Harry luajti një lojë vërtet të mrekullueshme.
Një paraqitje shumë e mirë.
Ai tregoi lidership dhe saktësi në zotërimin e topit. Ai ishte shumë i mirë, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij.".