Nice fiton ndaj Rennes në takimin e javës së 11-të të Ligue 1 dhe rimerr kreun e renditjes.
U deshën 45 minuta që të zhbllokohej sfida, me Boga-n që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Nice-n në avantazh.
Kjo sfidë rezultoi shumë e luftuar me vendasit që mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 74’ kur Ndayishimiye u ndëshkua me karton të kuq.
Pavarësisht se ishte në superioritet numerik Rennes nuk mundi që ta shfrytëzonte këtë mundësi dhe në minutën e 85’ edhe miqtë mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Omari u ndëshkua me karton të kuq.
Sfida u vulos në minutën e 87’, kur Mandanda bëri autogol dhe i “dhuroi” siguri ekipit të Nice.
Në fund takimi u mbyll me rezultatin 2-0, me Nice që rimerr kreun e Ligue 1 me 25 pikë, teksa Rennes renditet në vend të 11-të me 12 pikë.