Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka folur sërish për përdorimin e VAR-it, pasi shumë menaxherë u shprehën të pakënaqur me vendimet.
Pochettino potencoi se VAR-i është kërkuar më së shumti nga trajnerët e futbollit e tani siç tha ai, po kritikohet pikërisht nga ata.
“Shumë trajnerë e donin VAR-in. Tani, kur është kundër juve: ‘Ah, jo! Është katastrofë. Është e vështirë. Nuk jam duke folur për Artetan”, ka thënë Pochettino.
Përndryshe, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta hodhi akuza të ashpëra pas ndeshjes me Neëcastlen, pasi nuk u pajtua me disa vendimi që mori VAR-i.