Jerome Boateng më në fund mund të kthehet në Bundesligë.
Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë, Jerome Boateng, mund të kthehet të luajë në futbollin gjerman.
Negociatat mes tij, që është agjent i lirë, dhe ish-klubit të vet, Bayern Munchen, duket se kanë dështuar.
Ndërkaq tani Sky Sports ka raportuar që këshilltari i mbrojtësit, Tolga Dirican, është takuar me menaxherin e Heidenheimit, Holger Sanwald.