FC Ballkani është nisur për në kryeqytetin e Kazakistanit, atje ku do të përballet me Astanan në Ligën e Konferencës.
Ndeshja, e vlefshme për xhiron e katërt në Grupin C, do të zhvillohet të enjten, me fillim prej orës 16:30.
Ballkani në stadiumin “Astana Arena” do të përpiqet ta mposht Astanan për të mbetur në garë që të avancojë nga faza grupore.
“Skuadra të enjten e zhvillojmë duelin e katërt në Grupin C në UEFA Europa Conference League.” thuhet në njoftimin e Ballkanit.