Wayne Rooney, ish-lojtar i Manchester United dhe Everton në Premier League, tani trajner i Birmingham, ishte i ftuar në podcast-in e ish-yllit të regbisë Rob Burrow, i cili vuan nga patologjia e neuroneve motorike. Ish-sulmuesi ka folur për vështirësitë që ka hasur në përballjen me presionin që i ka krijuar fama që në moshë të vogël.
“Alkooli ishte çlirimi im, – tha Rooney. – Isha në fillim të të 20-tave, kthehesha në shtëpi dhe rrija dy ditë pa dal. Pija deri sa të harroja gjithçka. Nuk doja të isha pranë njerëzve, sepse ndonjëherë ndihesh në siklet.
Ndonjëherë ndihesh sikur ti i ke zhgenjyer njerëzit dhe në fund unë nuk dija si t’i trajtoja ndryshe.
Kur nuk pranon ndihmën dhe drejtimin e të tjerëve mund të biesh vërtet në fund. Mua më ka ndodhur kjo.
Për fat të mirë, tani nuk kam frikë të flas për këto çështje”.