Andrea Colpani është një nga surprizat e këtij sezoni në Serinë A dhe duket se ka trëhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Itali dhe jashtë saj.
Mesfushori i Monza-s mund të jetë protagonist i një transferimi të bujshëm pas dy muajsh në merkaton e janarit dhe kampionati italian mund të humbasë një tjetër talent.
Adriano Galliani do të ishte i gatshëm të pranonte një ofertë 25-30 milionë euro për lojtarin që ka një meatare prej një goli çdo dy ndeshjenë Serinë A.
Italiani ka përfunduar në shënjestrën e Neëcastle, që e shikon si zëvendësues të Sandro Tonali-t dhe do të duhet të paguajë shumën e kërkuar nga Monza për ta siguruar.
Ndërkohë, Inter-i ka një marrëveshje verbale me klubin bardhekuq që t’ua ofrojnë zikaltërve fillimisht kartonin e sulmuesit në momentin që vendosin ta shesin, por fuqia ekonomike e klubeve angleze e shfuqizon këtë marrëveshje.