Ish-trajneri i Milan-it, Arrigo Sacchi, ka analizuar së fundmi situatën e vështirë që po kalon skuadra e “kuqezinjve” të Italisë.
Në një prononcim për mediet, Sacchi theksoi se largimi i Paolo Maldinit nga “Djalli” nuk duhej të kishte ndodhur.
“Të largosh Paolo Maldinin ishte një akt kundër natyrës.
Të marrësh 6-7 të huaj të rinj në të njëjtën kohë është një kumar, veçanërisht në një ekip me pak italianë, atyre u duhet kohë për t’u integruar dhe për të kuptuar”-theksoi ai.