Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti iu është adresuar spekulimeve se ka probleme mes tij dhe Brahim Diazit.
Diaz momentalisht nuk po ka minutazhë të kënaqshme te Reali, dhe si pasojë e kësaj janë përhapur spekulime për probleme mes tij dhe Ancelottit.
Ancelotti tha se nuk ka asnjë problem me Diaz, dhe se ky i fundit do të ketë më shumë minuta me Realin.
“Unë kam lexuar diçka kundër Brahim Diaz sepse ai nuk kishte minutazhë, nuk është e vërtetë, unë nuk kam asnjë problem me të. Ai nuk kishte minuta por unë e di se ai mund ta ndihmojë skuadrën. Gara është shumë e madhe këtu. Ai do të ketë minuta”, tha Ancelotti.